Denoncimet nga podiumi i protestës para Kryeministrisë kanë marrë një tjetër përmasë kur fjalën e ka marrë gazetari Osman Stafa.

Ai ka konfirmuar skandalin e përdorimit të fondeve publike për koncertin e reperit Kanye West, duke bërë një paralizëm me gjendjen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Stafa deklaroi se ndërsa shteti shqiptar faturon 4 miliardë lekë për një aktivitet privat të një këngëtari të huaj, spitali më i madh në vend detyrohet të kërkojë lëmoshë dhe donacione nga qytetarët për pajisje mjekësore elementare.

“Shteti shqiptar jep 4 miliardë lekë për një koncert të një këngëtari dhe sot QSUT kërkon donacione për pajisje shëndetësore! Paratë tona i çojnë për koncertin e një këngëtari të huaj! Shëndetësia nuk duhet të ketë politikë sepse bëhet fjalë për jetën, për kurimin e njerëzve! Por të arrish në një vend ku QSUT kërkon pajisje shëndetësore dhe gjëra elementare, kërkojnë donacione nga ju sepse shteti ynë nuk ka para, sepse 4 miliardë lekë i jepen një koncerti privat.

Le të bëhen koncertet private, por jo me paratë tona! Paratë tona duhen aty ku kanë nevojë njerëzit! Te shëndetësia, te arsimi, te nënat me fëmijë jetimë, te pensionistët, te njerëzit e paralizuar! Kjo që po ndodh në Shqipëri këto ditë në protestë është histori. Do flasë historia për këto ditë proteste që ju jeni ngritur e po luftoni për të ardhmen tuaj, për dinjitetin tuaj, familjet tuaja”, deklaroi me forcë Stafa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb