Një aktivist që mori fjalën në protestën e 44-të para Kryeministrisë vlerësoi kontributin e gazetarit Osman Stafa në pasqyrimin e protestave, ndërsa foli edhe për rëndësinë e angazhimit qytetar.

Në nisje të fjalës së tij, ai kërkoi një duartrokitje për gazetarin Osman Stafa. Aktivisti tha se gjatë protestave është folur shumë për problematikat e qeverisjes, por më pak për vlerat e qytetarëve që, sipas tij, kanë zgjedhur të protestojnë.

Sipas tij, ekziston një dallim mes protestuesve dhe mbështetësve të qeverisë. Në përfundim, ai tha se pjesëmarrja në protestë do të mbetet një moment për të cilin do të japin llogari edhe para brezave të ardhshëm. “Shumë gjëra u thanë nga parafolësit. Një duartrokitje për gazetarin Osman Stafa, për kontributin që ka dhënë në këtë protestë dhe qytetarët në këto 44 ditë. Kemi 44 ditë që protestojmë. Kemi folur shumë për gabimet e keqqeverisjes së këtyre maskarenjve. Por nuk kemi folur shumë për vlerat morale të këtij populli që proteston. Diferenca e këtyre personave që protestojnë këtu dhe atyre patronazhistëve që na sulmojnë. Kur te kemi fëmijët tanë do të na pyesin, ku ishit ju në prostatat e 2026-ës? Do i themi; ishim në mes të sheshit.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: