Kreu i PD-së, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët në lidhje me mundësinë që SPAK të dërgojë në Kuvend një kërkesë të dytë për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Berisha u shpreh se sipas tij ekziston një “tension real” mes kryeministrit Edi Rama dhe Ballukut.

“Këto ditë mësoj se ka një tension real midis Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Dhe ky tension real është rezultat i arrestimit të Ergys Agasit, ku thuhet se dora e zezë e Lubisë është prapa atij arrestimi”, u shpreh ai.

Berisha shtoi se mbetet në ndjekje të këtyre zhvillimeve brenda mazhorancës, të cilës iu referua si “klan mafioz”.

“Në këtë kuadër ka mundësi që Edi Rama të shohë qartë tani se kabineti i tij ekzistues nuk është më Rama-Balluku, por Balluku-Rama. Dhe unë po i ndjek me shumë interes dhe jo pa kënaqësi këto zhvillime në klanin e tyre mafioz”, përfundoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb