Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka dëgjuar një tjetër fjalim të fortë ku këtë herë shënjestër e kritikave kanë qenë intelektualët e akademikët që kanë zgjedhur të heshtin përballë situatës në vend.

Një qytetar, gjatë fjalës së tij përpara Kryeministrisë, u bëri thirrje profesionistëve që të mos i lëpihen pushtetit dhe të bashkohen me rininë për të rrëzuar qeverinë.

Ai hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama për shkatërrimin e kulturës kombëtare, ndërsa i kërkoi hapur SPAK-ut të nisë hetimet për “Albanian Files”.

“Shqipëria ka intelektualë, artistë e profesionistë që nuk duhet t’i lëpihen pushtetit. Është turp për gazetarët, akademikët, që janë paguar dhe i bëjnë bisht kësaj proteste mbarëpopullore! Shqipëria ka nevojë të bashkohemi të gjithë si qytetarë me rininë, sepse është e nevojshme që kjo qeveri e korruptuar të largohet. Nuk duhet ta lëshojmë këtë bulevard!

Këtu është shkatërruar gjithë kultura shqiptare. Ky kopuku Rama ka hapur një galeri këtu në kryeministri, ndërsa Galeria Kombëtare dhe Muzeu Kombëtar janë të mbyllura! SPAK duhet të hetojë për ‘Albanian Files’ si një grup i strukturuar kriminal, dhe koka është ky këtu! Sot Shqipëria është në pikën e saj më të keqe në histori”, deklaroi protestuesi i revoltuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb