Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën muajin e kaluar ka shkuar në 4,561 të vdekur, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga presidenti i parlamentit, Jorge Rodriguez.
Tërmeti i 24 qershorit la gjithashtu 16,740 persona të plagosur, ndërsa numri i të pastrehëve ka arritur në 17,907, sipas autoriteteve venezueliane.
Dy lëkundjet e fuqishme shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të vendit, duke dëmtuar banesa dhe infrastrukturë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e ndihmës dhe vlerësimit të pasojave.
