Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në fshatin Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë Cërrik.

Mësohet se në përplasjen e fuqishme kokë më kokë mes dy automjeteve kanë humbur jetën Qemal Çala, 63 vjeç, dhe Drilon Tabaku. Dy personat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e goditjes së fortë, ndërsa automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë shkatërruar plotësisht.

Aksidenti i rëndë me dy viktima ka shkaktuar tronditje te madhe banorët e zonës së Mollasit , ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor i policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se përplasja frontale mes dy mjeteve ka qenë fatale për të dy drejtuesit/pasagjerët, por rrethanat e sakta dhe shkaku i aksidentit pritet të përcaktohen pas ekspertizave dhe hetimeve të autoriteteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb