Ka nisur zbatimi i amnistisë penale në burgjet e vendit.
Kështu, në burgun e Fierit kanë përfunduar ulje dënimi 210 të dënuar, ndërkohë 104 kanë fituar lirinë. Po ashtu vendimi është zbatuar dhe në institucionin e ekzekutimit të veprave penale Kosovë, Lushnje.
Mësohet se 127 të dënuar kryesisht për vepra të lehta penale kanë përfituar nga amnistia në këtë institucion.
Prej orës 8 të mëngjesit kanë nisur procedurat e lirimit të të burgosurve që përfituan nga amnistia.
Lushnja – 127 të liruar
Fieri – 104 të liruar
Reçi – 101 të liruar
Rrogozhina – 94 të liruar
Korça – 60 të liruar.
