Agim Alia, nga Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë në Universitetin Luarasi , i ftur në programin e drekës në News 24 renditi kritret që duhet të plotësojnë maturantët për t’u pranuar në programet e studimit. Po ashtu Alia renditi edhe përfitimet që ka çdo student nëse zgjedh një nga programet e studimit në Universitetin Luarasi.
“Universiteti Luarasi ka sjellë një ndër universitetet prestigjoze në botë dhe maturatët duhet të bëjnë një zgjedhje sa me efiçente.
Kurrikula jonë ka qenë e njëjta me atë të universitetit të Londrës, aftësitë që i shërbejnë një tregu jo vetëm kombëtar, por edhë rajonal e ndërkombëtar.
Një ndër përfitimet kryesore të studentëve ësjtë se ata bëhen pjesë e një popullate prej 17 universitetesh. Bëhen pjesë e një biblioteke dhe një konsorciumi prej 17 mijë studentësh.
Në portalin studentor gjejnë informacione që iu nevvojiten në vitet e studimit.
Kanë akses në manualet shpjeguese të studentëve të Universitetit të Londrës që të mund të përgatiten për prvovimet.
Në të gjitha rankimet LSE renditet ndër më prestigjozet. Studentët marrin të njëjtën kurrikul me Universitetin e Londrës, këtë vit kemi rastin e parë të një studenteje të përfshirë në Summer School në Londër. Një ndër misionet kryesore të arsimit të lartë është punësimi dhe formimi i liderëve të ardhshëm”, deklaroi Alia.
Ai tha se datat kur përzgjidhen programet e studimit janë 27 korrik-1 gusht.
“Nga data 27 korrik-1 gusht duhet të përzgjedhin programet.
Të gjithë maturantët kanë përmbyllur provimet dhe duhet të bëjnë përzgjedhjen e programet e Uiversitetit të Londrës nën drejtimin e LSE. Ne aktualisht ofrojmë Financë, Menaxhim Biznesi dhe Data Since, por do të zgjerojmë edhe me programe të tjera. Mund të hapim programe të ciklit të dytë me Universitetin e Londrës.
Studentët do të asistohen nga stafi.
Kriteri i parë është testi i gjuhës angleze i njohur ndërkombëtarisht, njohuri të mira në matematike. Mesatarja e 3 viteve duhet të jetë mbi 7 ndërsa në matematikë, ekonomi dhe anglisht në të treja vitet mesatarja duhet të jetë mbi 8”, deklaroi ai.
