Një pensionist nga Durrësi, pjesë e protestës së 48-të kundër qeverisë, ka dhënë një deklaratë për News24, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qeverisjes dhe duke kërkuar ndryshim politik.

“Ata po marrin lekë për pronat”, tha pensionisti, duke ngritur akuza për mënyrën e trajtimit të çështjes së pronave. Ai falënderoi protestuesit dhe e cilësoi tubimin si një lëvizje të rëndësishme qytetare.

“Dua të falënderoj këtë protestë të mrekullueshme, që ka ngritur një popull të tërë kundër këtyre fëmijëve të vegjël”, u shpreh ai.

Sipas tij, protesta ka prekur qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

“Ramës kjo i ka djegur shumë. Jam me shpresë, nuk do ta mbyllë dot shtatorin. Ai do të largohet”, deklaroi pensionisti nga Durrësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: