Analisti Fatos Lubonja teksa ka marrë pjesë në protestën e 48 kundër qeverisë ka deklaruar se flamingot janë simbol i protestës pasi  ashtu si projekti rrezikon t’I largojë ata nga habitati ashtu edhe betonizimi ka larguar banorët nga qyteti.

Lubonja tha se Rama po iu merr qytetarëve habitatet shekullore.

 

“Dashur pa dashur, disa me vetëdije disa pa vetëdije identifikohen me flamingot.

Kjo që po ndodh atje po i nxjerr flamingot nga habitati shekullot dhe rrezikojnë të mos kthehen më. Ne jemi si flamingot sepse ky po na largon mga habitati me industrinë  e betonit, na mori Tiranën historike.

Ky ëhstë simboli më i gjetur i këtij revolucioni.

48 ditë protestë tregojnë dështimin  e klasës politike për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ky është shtet bandit, ku drejtësia s’ka mundur t’i çojë kriminelët atje ku e kanë vendin po i ka lënë të qeverisin.

Revolucioni mori dimensione socio-politike sepse u fut populli, shtresa shoqërore që nuk i njihnim, të rinjtë dhe ata që kanë qenë të frustruar nga politikat që ka bërë ai me Palestinën  dhe Gazën për të cilat u nda dhe nga Evropa”, tha ai.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb