Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka kërkuar futjen në rendin e ditës kërkesat e demokratëve, që sipas tij përputhen me ato të protestuesve.
Ai ka ashpërsuare dhe gjuhën në Kuvend, ku I është drejtuar socialistëve me termin “zhgarravina”.
“Kjo që po ndodh është turp për çdo parlament. Ju solli grupi një kërkesë dhe e trajtoni me urgjencë, ndërsa një kërkesë të grupit tonë, kërkesë që përputhet plotësisht me protestat, ju e neglizhoni dhe i hidhni në kosh.
Ata janë qytetarë, kjo është opozita e vendit. Po e shndërroni Kuvendin në palo Parlament. Po shndërrohet në institucionin më të poshtëruar
Ju jeni zhgarravina, s’doja t’ju thoja por s’kam ç’bëj.
Fut me urgjencë në Rend dite kërkesat tona”, tha ai.
