Finalja e Kupës së Botës dhuroi emocione të mëdha, por në fund buzëqeshi vetëm Spanja. Me një fitore minimale 1-0 ndaj Argjentinës, spanjollët u shpallën kampionë të botës, duke u kurorëzuar kështu si më të mirët. Në Botërori Amerikan, në News 24, “ikona” Ledio Pano u shpreh:

“Na vjen keq pasi nuk e gjetëm. E rëndësishme është që kontestimet janë zero për ekipin që fitoi, me meritë të plotë besoj. Pa diskutim Spanja ishte më i miri pasi i dominoi të gjithë.

Besoja se Argjentina do luftonte, por nuk e bëri. Scaloni bëri gabim vendosjen në ekip, nuk futi lojtarë të rinj që janë të etur, por vazhdoi me taktikën e vjetër. Që në fillim e pash që donte ta presonte lart dhe kjo bënte që Spanja të ishte më e lirshme me topin”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb