Spanja është kampione e botës. “La Roja” triumfoi në finalen e madhe të Kupës së Botës, duke mposhtur Argjentinën me rezultatin minimal 1-0. Një ndeshje e luftuar nga minuta e parë deri në të fundit dhe u vendos nga një gol i vetëm, i cili i dha spanjollëve trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror. Në Botërori Amerikan, në Neës 24, trajneri Shpëtim Duro tha:

“Spanja dominoi finalen dhe Botërorin. Ishte një skuadër që në të gjithë historinë, nuk mund  të ketë askush kontestim për atë që tregoi në fushë.

Argjentina- Unë e përsëris, duke parë Spanjën e shikoja të vështirë fitoren e Argjentinës. Si i themi ne, një lojë me të ngecme. Ndodhi krejt ndryshe, jam zhgënjyer nga Argjentina. Një finale dominuese, e kuptova që në fillim”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb