Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një tjetër mesazh të ashpër Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm që i merr jetën një ushtari amerikan do të pasohet nga një përgjigje shumë më e fortë ushtarake.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump bëri të ditur se ka dhënë tashmë udhëzime të qarta për Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Dan Kaine, si dhe për të gjithë drejtuesit e Forcave të Armatosura amerikane.
“Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do ta paguajnë këtë veprim shumëfish. Udhëzimi përkatës i është dhënë tashmë Sekretarit të Mbrojtjes, kryetarit të Shtabit të Përbashkët dhe çdo udhëheqësi të Forcave të Armatosura”, shkroi Trump.
