Një i moshuar teksa ka marrë pjesë në protestën e 51-të kundër qeverisë i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i etiketoi protestuesit si sorra, duke thënë se shqiptarët janë shqiponja dhe sorrë është ai vetë.
I moshuari ngriti edhe problemin e shpopullimit dhe tha se shqiptarët po zëvendësohen me njerëz nga Afrika dhe Azia.

“Ne jemi Shqiponja, sorra dhe korba janë Edi Rama dhe ata që e pasojnë. Vij në protestë të mbështes rininë e mrekullueshme që po i jep mësim dhe Europës.
Ky vend është goditur nga politikat sorosiane dhe nga establishmenti Rama-Berisha.
Edhe Elom Musk ia transformuan fëmijën, por jam kundër ndërhyrjeve, shoqëria shqiptare duhet të ruajë traditën sepse ato e kanë ruajtuar nga shfarosja. Edhe perandoritë nuk e kanë bërë, duhet të mbrojmë pasuritë tona, qeveria ka vënë dorë mbi çdo pasuri e sot kërkon të zhdukë popullin dhe të sjellë skllevër nga Azia dhe Afrika”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb