Në protestën e e 51-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës. Në protestën e 51-të para kryeministrisë, eksperti i IT, Gent Progni u ndal të fliste për kërcënimin e bërë ndaj gazetarit Osman Stafa.
Sipas tij, bëhet fjalë për një kompani të lidhur me Ballukun ndaj SPAK duhet të hetojë.
“Rama në burg, Berisha në burg! Besoj e keni parë lajmin që Osman Stafa është kërcënuar në Librazhd, teksa po filmonte një kompani që po prishte lumin e Shkumbinit. Kompania quhet “4AM”, është kompani e lidhur me Belinda Ballukun, e cila ka dosje në SPAK. Është kompania që u kap me falsifikim dokumentesh në Unazën e Re. Është kompania që po ndërton diga në lumin e Mërturit. Është kompania që SPAK-u duhet ta ketë patjetër në hetim. Askush nuk mund të kërcënojë gazetarët që bëjnë punën e tyre, tha ai.
