Zinedine Zidane, do të marrë drejtimin e kombëtares së Francës, duke pasuar Didier Deschamps në pankinën e “Les Bleus”. Vendimi vjen pas përfundimit të epokës 14-vjeçare të Deschamps, ndërsa Federata Franceze pritet të finalizojë procedurat për emërimin e Zidane.

Zidane, i cili ka shkruar histori si trajner i Real Madridit me tre trofe radhazi në Champions, rikthehet në skenën e futbollit për të udhëhequr Francën drejt objektivave të rinj. Zyrtarizimi është pritur me entuziazëm nga tifozët dhe konsiderohet si fillimi i një kapitulli të ri për kombëtaren franceze.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb