Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Luarasi”, Sherif Bundo dhe Gentian Hoxhalli, drejtues i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në Universitetin e “Luarasit” në një intervistë në “News24”, folën për rëndësinë e bashkëpunimit e Universitetit “Luarasi” me LSE, duke renditur edhe arsyet e rëndësishme përse maturantët duhet të zgjedhin “Luarasin”.
Gjatë intervistës, dekani Sherif Bundo u ndal te programet që ofrohen për të rinjtë, dhe ajo se çfarë i dallon nga programet e tjera të ekonomisë dhe financës në Shqipëri.
Ai sqaroi se edhe pedagogët janë rekrutuar nga Londrës dhe se janë të miksuar, një pjesë prej tyre janë shqiptarë të diplomuar në universitete perëndimore, por të përzgjedhur në London School.
“Fakulteti i Ekonomisë të Luarasit ka disa veçori. Kemi program studimi në 3 nivele dhe është nga të radha Fakultete të Ekonomisë që ka programe studimi në nivelin bachelor, në nivelin master dhe në nivel doktoraturë. Ka programe studimi bachelor që u vjen më shumë në ndihmë maturantëve në dy gjuhë. Kemi programe studimi në shqip dhe programe studimi në anglisht. Programet e studimit në Gjuhën Shqipe janë programe në fushën e financave dhe të bankave dhe programe studimi në fushën e administrim biznes. Ndërsa programet në gjuhën angleze, janë programe studime të ofruara nga universiteti i Londrës, në drejtimin akademik të London Scholl of Economics. Janë programe studimi në fushën e financës dhe administrim biznesit dhe kanë disa veçori. Organizimi i orës së mësimit bëhet sipas rregullave dhe manualeve të Londrës. E veçanta këtë vit është e lidhur me faktin se viti i parë i studimeve në programet e London School Economics mbaroi. Ne kemi studentë që kanë mbaruar vitin e parë dhe që këtë shtator fillojnë studimet në vitin e dytë. Ne kemi studentë për të cilët ne jemi krenarë dhe ata do pajisen në fund me një diplomë të lëshuar të akorduar nga Universiteti i Londrës, është një diplomë ndërkombëtare që njihet në të gjithë botë pa asnjë lloj rezerve”, tha ai.
Gjatë intervistës, Gentian Hoxhalli theksoi se Universiteti “Luarasi” është një nga Universitetet më të konsoliduara në arsimin e lartë jopublik por edhe atë publik shqiptar.
“Disa nga programet në Gjuhën Shqipe janë kthyer në gjuhën angleze. Maturantët duhet të zgjedhin Universitetin Luarasi për tre arsye themelore. Për të marrë një diplomë që është e vlefshme dhe e bën të denjë për tregun e punë. E dyta për të marrë njohuri, të një kurrikule bashkëkohore, për module lëndë përmbajtje që do t’i vlejë për tregun e punës të ardhmen e vet dhe për të pasur një projeksion se ku do të shkojë maturanti pasi të ketë përfunduar ciklin e studimeve. Dhe treta është vlefshmëria e diplomës ndërkombëtare, në përfundim marrin një diplomë që njihet kudo në çdo vend të botës. Një diplomë e njohur e akredituar maksimalisht. Futur këtu edhe ofertën akademike që hapet në katër fakultet që janë dhe më të kërkuar në tregun e punës kombëtar dhe ndërkombëtar. Qoftë në Fakultetin Ekonomik, qoftë në Fakultetin e Tekonologjisë Informacionit dhe Inovacionit, apo në Fakultetin e Drejtësisë, apo edhe në Fakultetin e Shkencave Mjekësore. Kjo e bën që Universiteti të ketë të gjithë diapazonin për të ofruar ato programe që janë më të kërkuara”, tha ai.
