Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të qendrës tregtare TEG, në autostradën Tiranë-Elbasan. Një betoniere ka rënë nga rrethrrotullimi duke përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje po mbërrijnë forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës.
Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një nga të plagosurit bëhet me dije se është drejtuesi i automjetit që u përplas me betonieren në rrethrrotullim.
