Me pankarta, parulla dhe mesazhe plot ironi, qytetarët u mblodhën edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, përpara nisjes së marshimit të përnatshëm që tashmë është kthyer në një ritual të protestës kundër qeverisë.

Në ditën e 54-t të rezistencës popullore në Tiranë, protestuesit shfaqën pankarta që godisnin jo vetëm qeverinë e kryeministrit Edi Rama, por edhe atë që e cilësojnë si klasën e vjetër politike. Mes tyre spikatën mesazhe me referenca satirike ndaj “matematikës së Zeqinës”, si dhe slogane që kërkonin largimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe përfaqësuesve të sistemit politik që, sipas tyre, ka qeverisur vendin prej dekadash.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me sarkazëm dhe ironi, protestuesit përcollën kritikat e tyre për situatën politike dhe ekonomike në vend, ndërsa marshimi vijoi në rrugët kryesore të kryeqytetit, i shoqëruar nga thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim politik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb