Pas fjalimeve të Kryeministria, qytetarët kanë vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës.
Marshimi ka vijuar me thirrjet “Shqipëria po bën revolucion”, “nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën”.
Sot bëhen 108 ditë nga revolta kundër qeverisë. Një protestë që vijon prej më shumë se 3 muajsh, ndryshe nga çdo protestë që ka pasur më parë.
Qytetarët shprehen të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në largimin e Ramës. Ndërsa nuk i kursejnë akuzat edhe ndaj opozitës. Gjithashtu i bëjnë thirrje edhe SPAK të të arrestojë të korruptuarit.
Mesazhi i përsëritur nga protestuesit është se qëndresa do të vazhdojë dhe se presioni qytetar ndaj qeverisë do të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri në largimin e Ramës.
