Gazetari, Osman Stafa, në protestën para Kryeministrisë ka renditur një sërë arsyesh dhe problematikash me të cilët shqiptarët dalin në shesh dhe protestojnë. Ai kritikoi qeverinë për premtimet e pambajtura ndër vite dhe u ndal veçanërisht te deklaratat e kryeministrit Edi Rama për dokumentin “Besa”.
Në nisje të fjalës së tij, Stafa tha se protesta po përcjell një mesazh të qartë qytetar, ndërsa u shpreh se pushteti nuk e kupton frymën e saj.
“Në këtë shesh shikoj vetëm shqiponja, por këta i ngatërrojnë me korba, sepse vetëm korba kanë parë në pushtet. Kjo protestë ka rritur numrat dhe ka dhënë mesazhe”, deklaroi ai.
Duke iu referuar “Besës”, Stafa tha se ky është një nga institucionet më të rëndësishme të traditës shqiptare, ndërsa akuzoi politikën se e ka tradhtuar vazhdimisht besimin e qytetarëve.
Sipas tij, premtimet për furnizim me ujë 24 orë, luftën kundër korrupsionit dhe procesin e legalizimeve nuk janë mbajtur, ndërsa shtoi se qytetarët vazhdojnë të përballen me të njëjtat probleme.
“Në këtë shesh shikoj vetëm shqiponja, por këta i ngatërrojnë me korba sepse këta vetëm korba kanë parë në pushtet. Kjo protestë ka rritur numrat ka dhënë mesazhe. Ka folur kryeministri sot për besën. Besa është institucioni me i vjetër dhe më i rëndësishëm i shqiptarit. Kush është besa për politikanin? Është premtimi i tij Çfarë kanë premtuar këta në 36 vite, vetëm gënjeshtra. Premtoi kryeministri se do kishte ujë 24 orë, gënjeshtër. Në 2013, premtoi luftë kundër korrupsioni, është qeveria më e korruptuar aq sa mbrohet korrupsioni Belinda Ballukut. Premtoi legalizime, akoma shqiptarët enden në hipoteka. Vetëm sot gënjeu përsëri për një nënë që rrit me një djalë me autizëm, se i është dyfishuar ndihma. Dyfishimi është vetëm për ata që janë nën 18 vjeç. Këta paratë i mbajnë për kopshtin Eden, për Kanye Wast, për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Partive i keni dhënë besim për 36 vite, çfarë besimi doni t’i jepni më të majtë e të djathtë? I besoni këtij sheshi që është kundër kësaj klasë politike që ka në agjendë shpopullimin. Luftoni për veten, për familjet tuaja….Nuk iket nga ky shesh pa e bërë Shqipërinë”, tha ai.
