Lojtari argjentinas, Leandro Paredes  është kthyer mbrapa në kohë dhe ka treguar një incident me Messi.

Bëhet fjalë për një rast në takimin mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në Champions në vitin 2021, kur skuadra franceze fitoi me rezultat 4-1 në “Camp Nou”.

Paredes thotë se i kishte komunikuar diçka një s hoku të skuadrës, por Messi e kishte marrë sikur fjalët janë drejtuar për të.

“Kaluam rreth tre muaj pa folur. E kalova shumë keq. I dërgova mesazh ditën tjetër, i dërgova mesazh edhe pas 15 ditësh dhe i thashë: ‘Nuk ishte për ty, nuk ishte për të të ofenduar’.

“Dhe ai nuk u përgjigj. Kaluan tre muaj pa folur. Mendova: ‘Tani duhet të shoh se si do të reagojë'”, ka treguar Paredes.

Më herët, Paredes kishte zbuluar se Messi ishte jashtëzakonisht i zemëruar pas incidentit, duke thënë se “donte ta vriste”, në kuptimin figurativ.

“Ai u zemërua shumë. Më bëri të vuaja. Ishte keq. Ai donte të më vriste dhe unë doja të shkoja në shtëpi. Më pas e pashë me kombëtaren dhe ai sillej sikur asgjë nuk kishte ndodhur”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb