Të paktën 15 persona u arrestuan të shtunën në Glasgow të Skocisë, pas përleshjeve të dhunshme mes protestuesve kundër emigracionit dhe kundërprotestuesve antiracistë.
Sipas policisë, incidentet shpërthyen rreth mesditës në dhe përreth parkut Glasgow Green, ku ishin mbledhur të dy grupet. Forcat e rendit ndërhynë për të ndarë protestuesit dhe për të rikthyer qetësinë, ndërsa të arrestuarit akuzohen për posedim armësh dhe prishje të rendit publik.
Demonstrata ishte organizuar nga grupe kundër emigracionit, përfshirë organizatën Unite the Clans, në një qytet që gjatë muajve të fundit ka qenë skenë e protestave të përsëritura lidhur me politikat e emigracionit.
GLASGOW GREEN PROTEST LIVE
Looks like the kettle has been broken.#PaperRaven pic.twitter.com/jdheYJd3jf
— Paper Raven (@ThePaperRaven) July 25, 2026
Pamjet e publikuara nga mediat britanike tregojnë oficerë policie të hipur mbi kuaj duke u përpjekur të ndalojnë protestues të veshur me të zeza dhe me kapuç, ndërsa efektivë të tjerë, të pajisur me shkopinj gome, shtynë turmën për të shmangur përshkallëzimin e dhunës. Në një moment, një grup protestuesish shkaktoi trazira të reja në qendër të qytetit.
Glasgow ka përjetuar disa protesta të ngjashme edhe gjatë muajit korrik, pas publikimit në internet të informacioneve mbi identitetin dhe adresat e dy personave të dyshuar për përfshirje në sulme. Gjithashtu, në rrjetet sociale qarkulloi një pretendim i pabazuar se një ish-shtëpi kujdesi për të moshuarit do të përdorej për strehimin e azilkërkuesve, çka kontribuoi në rritjen e tensioneve.
Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi, ndërsa hetimet mbi incidentet dhe përgjegjësit për dhunën vijojnë.
🚨 BREAKING: Antifa just got run out of a Glasgow park 🏴
Police are now escorting them out for their own safety after locals made it crystal clear they weren’t welcome.
Once again, the black-bloc brigade have been exposed as the absolute mugs they are.
Scotland has had… pic.twitter.com/aA0UFZWkdD
— The Patriots Voice 🏴 🇬🇧 (@Proudofthisland) July 25, 2026
