Vazhdon marshimi i qytetarëve kundër qeverisë në ditën e 108, teksa ndodhen pranë Sheshit Skënderbej.
Protestuesit bëjnë thirrje të ndryshme në kor si “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama ka mbaru” etj.
Me flamuj kombëtar dhe me thirrje të vazhdueshme, vijon revolta e protestuesve kundër korrupsionit qeveritar.
Më tej, protestuesit vazhduan me parula të tjera si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” etj.
Bëhet thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
