Aktivisti Edison Lika deklaroi gjatë protestës se qeveria ka dështuar të mbajë premtimin e dhënë për banorët e veriut të vendit, duke iu referuar situatës së Aeroportit të Kukësit.
Në fjalën e tij, Lika tha se aeroporti, i cili sipas tij u promovua gjerësisht nga qeveria, nuk ka funksionuar për më shumë se 6 muaj dhe se aktualisht aty ndodhen vetëm panele diellore.
“Aeroporti i Kukësit u trumbetua shumë nga qeveria, por nuk funksionoi më shumë se 6 muaj. Sot aty ka vetëm panele diellore”, u shpreh aktivisti.
Sipas tij, premtimi i kryeministrit ndaj banorëve të veriut për një aeroport funksional është përmbushur vetëm për një periudhë të shkurtër dhe më pas ka dështuar
“Para se të vija në protestë isha në Kukës dhe nuk mund të rrija pa ndaluar tek investimi më serioz, aeroporti “Flatrat e veriut” ai nuk ka funksionuar më shumë se 6 muaj. Sot ëhstë I mbushur me panele diellore dhe asnjë avion as nuk ulet as nuk ngrithet. Rama iu dha besën kuksianëve se ata s’do të kishin nevojë për Rinasin mori fund. Kukësi sot është I boshatisur. Ky është plani dhe projekti 13-vjeçar i Edi Ramës.
Aeroporti i Vlorës pse nuk hapet/
Sepse kto janë plane grabitqare për të mos iu dhënë asnjë funksion privat.
Ne nuk lidhim besën me Edi Ramën pasi u bënë 57 dotë prej se kur ai nuk është më kryeministri ynë. Ndaj shihemi nesër në 8:30 te Parlamenti për t’ju thënë deputetëve nuk na përfaqësoni”, tha ai.
