Qytetarët e mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë kanë vijuar protestën e tyre me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.
Një nga sloganet që u dëgjua gjatë protestës ishte: “Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”, në referencë të përdorimit të gazit lotsjellës në protesta dhe hedhjes së vezëve ndaj zyrtarëve gjatë protestës së kaluar.
Protestuesit brohoritën gjithashtu: “Ju erdhi fundi!”, “Parlament i krimit!” ndërsa një nga pankartat që terhoqi vëmendjen ishte :“Politikë e korruptuar, drejtësi e mohuar, qeveri e mbaruar, populli vendos!”
Tubimi po zhvillohet përpara godinës së Kuvendit, ku po mbahet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. Zona vijon të jetë nën masa të rrepta sigurie, me prani të shtuar të forcave të policisë dhe gardheve metalike.
