Ndërkohë që protesta k vijuar me marshimin në disa zona pranë Kuvendit, deputetët e PD kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku edhe do të mbahet e fundit seancë plenare për këtë sesion parlamentar.
Ata kanë përdorur kalimi nga qendra tregtare që ndodhet në qendër, për të hyrë në hyrjen dytësore të Kuvendit.
Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi janë mes deputetëve që kanë hyrë në Kuvend, ndërkohë që ajo që vihet re është se mungon kreu i PD Sali Berisha.
Sot është protesta e 58 ku qytetarët kurojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
