Ndërsa ka nisur seanca plenare në Kuvend, protestuesit janë ndarë në disa fronte, duke u shpërndarë në disa nyjë kyçe të për t’i bërë pritë ministrave e deputetëve.

Në protestën e sotme ka masa të shtuara të policisë, të cilët u vendos gardh për të tentuar ndalimin e protestuesve.

Gjatë protestës pati edhe një moment tensioni, ndërsa policia ka hedhur edhe spraj.

Po ashtu policia ka shoqëruar Arben Kolën pasi ka tentuar të çajë kordonin e efektivëve, nga policia janë shoqëruar edhe të tjerë.

Protesta vijon para Kuvendit, e cila nisi që prej orës 08:30 të ditës së sotme.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb