Kreu i partisë “Mundësia” në një intervistë në News24 u shpreh se Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që i ka dhënë Shqipërisë 3 qeveri të korruptuara.
Gjithashtu gjatë intervistës, u ndal edhe tek akuzat e kreut të Grupit Parlamentar të PS, duke thënë se nuk duhet të merret me pronat e tij ndërsa vetë jeton në kullat më të shtrenjta të Tiranës.
“Taulant Balla merret me pronat e mia. Nuk e di ai që Rama ka një vilë prej metër katrorë, katër godina dhe ka deklaruar se vlejnë 400 mijë euro. Nuk i di taulant Balla. Nuk e di çfarë punë i hap Edi Ramës. Nuk e dinë të gjithë që Taulant Balla ka deklaruar një apartament me vlerë qesharake ndërsa jeton te Ambasador 3, në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës. E dinë të gjithë. Por ne duhet të merremi për të ardhmen. Balla dhe Edi Rama i përkasin të kaluarës. Këta shkojnë të gjithë përditë përballë SPAK dhe janë të terrorizuar nga SPAK dhe mua më vërsulin Ulsi Manjën. Taulant Balla mbahet mend si një njeri që është aq i korruptuar, aq i përfolur sa njerëzit përdorin emrin e Taulant Ballës për të kërkuar para. Para disa vitesh është dënuar dikush sepse i dërgoi një sms një biznesmeni dhe i tha jam Taulant Balla me duhen 100 mijë euro. Është hetuar e dënuar…”, tha ai.
