Një aksident është regjistruar në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë në të cilën ndodhej një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Sipas informacioneve paraprake, nëna po kalonte rrugën së bashku me fëmijën, kur automjeti ka goditur karrocën. Menjëherë pas ngjarjes, ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që ka transportuar të miturin drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur procedurat me drejtuesin e automjetit, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: