POGRADEC- Kristaq Çulaku ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në banesën e tij në Pogradec. Gjatë punimeve është dëmtuar aksidentalisht me frezibël (troko) dhe si pasojë nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Ndërsa banorë të zonës kanë treguar momentet e panikut. Një prej banorëve dhe fqinjë kanë treguar se ai ka marrë trokonë për të punuar, pasi kishte disa punë në shtëpinë e tij.
“Erdhi qe andej hyri tek shtëpia këtu. Vajti mori trokonë seç do bënte? U çuditëm kur po thërrisnin, erdhëm ne”, u shpreh një preh fqinjëve.
Ndërsa një tjetër fqinje, ka treguar se jetonte i vetëm.
“Lajmëruam ambulanën. Erdhi infermierja e fshatit, ambulanca ka ardhur me shumë vonesë, sa u mbulua tërë gjak trupi. Dy fëmijë i ka në Londër, gruan në Greqi, vetëm jetonte”, ka treguar ajo.
