Një gjykatë në Moskë ka dënuar me 12 vite burg gazetaren ruse Daria Shipachieva, pasi e shpalli fajtore për tradhti ndaj shtetit. Lajmi u raportua nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, ndërsa gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura. Autoritetet ruse nuk kanë bërë publike detajet e çështjes, por sipas raportimeve të mediave vendase, akuzat lidhen me një transferim të dyshuar parash në Ukrainë.
Shipachieva pranoi fajësinë dhe mori dënimin minimal të parashikuar për këtë vepër penale. Në një video të publikuar nga media e pavarur Mediazona, gazetarja shihet e tronditur në momentin kur gjykata shpall vendimin. Sipas Mediazona, Daria Shipachieva ka raportuar kryesisht për çështje shkencore dhe mjekësore, duke punuar për disa prej grupeve më të mëdha mediatike në Rusi.
Реакция журналистки Дарьи Шипачевой на приговор в 12 лет колонии по делу о госизмене.
Видео: Медиазона pic.twitter.com/K1Ft9zudnD
— Медиазона (@mediazzzona) July 29, 2026
Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, Rusia ka ashpërsuar ligjet për censurën dhe ka rritur presionin ndaj mediave të pavarura dhe gazetarëve.
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një organizatë ndërkombëtare që monitoron lirinë e shtypit, aktualisht 29 gazetarë ndodhen të burgosur në Rusi.
