Një i ri në protestën e 60-të para kryeministrisë preku tema të ndryshme. Ardesjan Binjakaj tha se Shqipëria po kalon kohë të vështira dhe të çuditshme, teksa politikanët nuk jetojnë në realitetin e shqiptarëve.
“Mirëmbrëma shqiptarë. Të pabesët po flasin për besën, hajdutët po flasin për punën e ndershme. Jemi në një Shqipëri të çuditshme, e cila nuk përfaqëson dinjitetin e shqiptarëve.
Ne duhet t’u rikujtojmë atyre që nuk na përfaqësoni. Shqiptarin nuk e përfaqëson dot injoranca, kanë filluar tani na bëjnë moral. Në shesh shikoj intelektual, njerëz që janë të gatshëm që janë të japin kontributin për Shqipërinë.
Shqiptarët kërkojnë vetëm nevojat bazë. Ju bleni 300 apartamente, ndërsa një shqiptar nuk blen dot një apartament.
Deputetët kur kanë probleme shëndetësore nuk shkojnë te QSUT pasi e dijnë që i kanë vjedhur paratë. Ju nuk jetoni në realitetin shqiptar”, tha ai.
