Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë.

Qytetarët marshojnë duke brohoritur thirrje si “Dorëheqje!” dhe “Rama, ik!”, ndërsa kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protesta, që ka hyrë në ditën e saj të 62-të, vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe ndryshime në politikat që kundërshtojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb