Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketa balistike ruse mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Lajmi është konfirmuar nga shërbimet ukrainase të emergjencës, të cilat bënë të ditur se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonat e goditura.
“Nëntë persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa balistike ruse”, njoftuan autoritetet e shpëtimit.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet dhe ndërhyrjet në vendngjarje, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që bilanci i viktimave të rritet, pasi disa persona mund të jenë ende nën rrënoja.
