Një nga pjesëmarrëset në protestën e 65-të kundër kryeministrit Edi Rama ka kërkuar anulimin e projektit të diskutuar nga qeveria, duke akuzuar ekzekutivin për mungesë transparence dhe mosrespektim të rekomandimeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së saj para protestuesve, ajo deklaroi se, pavarësisht rekomandimeve të BE-së për ndryshime në ligjin për mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe akte të tjera ligjore, kryeministri ka bërë të ditur se projekti do të vijojë.

“Anulo projektin është thirrja e këtij sheshi. Dëgjuam Alabbar që tha se me Portin e Durrësit jam nxituar. Por pse, more zotëri? Apo ju nxitoi ky kryeministër dhe kjo administratë që nuk ka seriozitetin për të nisur një projekt me konsultimet e duhura, duke folur me shqiptarët. Kjo vjen nga mungesa e transparencës”, u shpreh protestuesja.

Ajo iu referua edhe projektit të Portit të Durrësit, duke deklaruar se “objektet po zhyten dhe kështu do të zhyten edhe objektet korruptive të qeverisë”.

“Rama pavarësisht rekomandimeve që bën BE, për ndryshimin e ligjit për mjedisit e trashëgimisë kulturore e ligjeve të tjera, del në deklarata e thotë, projekti do të vazhdojë. Anulo projektin është thirrja e këtij sheshi. Dëgjuam Alaabar që tha me Portin e Durrësit jam nxituar. Por pse more zotni? Apo ju nxitoi ky kryeministër e administratë që nuk ka seriozitetin për të nisur projekt me konsultime të duhura, duke folur me shqiptarët. E kjo vjen nga mungesa e transparencë. Në Portin e Durrësit objektet po zhyten dhe kështu do zhyten objektet korruptive të qeverisë. Ky shesh do t’i tregojë klasës politike që të bëjnë një hap prapa. Do të japin llogari para popullit shqiptar”, u shpreh një tjetër protestuese në revoltën e 65 kundër Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb