Mbrëmje e vështirë për ekipet shqiptare në kupat e Europës. Egnatia u mposht 3-1 nga Shamrok Rovers në Irlandë, në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede e pa veten në disavantazh pas një penalltie në minutën e 29-të, ndërsa arriti të barazonte po nga pika e bardhë, falë një autogoli të portierit pas goditjes së pritur të Haimes. Megjithatë, në pjesën e dytë vendasit dominuan dhe me dy gola të shpejtë me kokë, pas goditjeve nga këndi, ku edhe mbrojtja e rrogozhinase la shumë për të dëshiruar. Përfundimisht irlandezët hedhin një hap të rëndësishëm sa i takon kualifikimit, pas fitores 3-1. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 gusht në “Arena Egnatia”.

Edhe Dinamo doli pa pikë nga transferta në Letoni, duke u mposhtur 1-0 nga Auda në takimin e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës. Goli vendimtar u shënua në minutën e 68-të, ndërsa situata u vështirësua edhe më shumë për blutë pas kartonit të kuq të Përndrecës vetëm tre minuta më vonë. Pavarësisht reagimit dhe rasteve të krijuara në pjesën e dytë, skuadra e Ilir Dajës nuk arriti të shmangte humbjen. Gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit, që do të luhet më 13 gusht. Në Elbasan, aty ku “nëndetësja “ blu do të tentojnë përmbysjen për të siguruar kalimin për në fazën e “Play off”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb