Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, ku ka denoncuar ashpër skandalet e radhës me tenderat korruptivë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka vënë në shënjestër Armand Frangun, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka përdorur fushën e Inteligjencës Artificiale si një fasadë për të realizuar një vjedhje kolosale përmes fondeve publike.

Lideri i opozitës u ndal te mënyra se si ndërtohen projektet fiktive në institucione, duke denoncuar shumën marramendëse që i është akorduar Frangut pa pasur asnjë lloj produkti real në terren.

“Del Armand Frangu, kunati i Lindës së Surrelit dhe thotë: ‘Do ju lumturoj me Inteligjencë Artificiale’. AI është inekzistente në Shqipëri. Do e përmirësoj thotë ai, sipas tyre ekziston. Dhe sa merr? 75 milionë euro! Me këtë akt janë vjedhur 75 mln euro pa asnjë produkt,” u shpreh Berisha gjatë konferencës për shtyp.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb