Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Prospect Hills, në Karolinën e Veriut, ku të shtënat me armë zjarri brenda një banese lanë të paktën tre persona të vdekur dhe një të plagosur.

Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Caswell, një person u transportua në spital me lëndime, ndërsa autori i dyshuar i të shtënave ndodhet mes viktimave.

Autoritetet bëjnë me dije se katër personat e përfshirë në ngjarje ishin mbi moshën 17 vjeç dhe i përkisnin së njëjtës familje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë hetime për të zbardhur rrethanat e incidentit. Sipas autoriteteve lokale, nuk ka rrezik për publikun, ndërsa hetimet për shkaqet e tragjedisë vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: