Këtë të enjte u mblodh seanca konstituive e Parlamentit të Kosovës ku u votuan anëtarët e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve.

Drejtuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ftoi partitë politike të propozojnë anëtarët e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Në seancë janë të pranishëm 119 deputetë. Për formimin e këtij komisioni votuan 118 deputetë, ndërsa një deputet ka abstenuar.
Pas votimit, Dehari ka njoftuar një pushim prej 30 minutash, me qëllim vijimin e procedurave parlamentare.
Pjesë e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandative janë:

Lëvizja Vetëvendosje (VV): Adnan Rrustemi;
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Përparim Gruda;
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Besian Mustafa;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): Time Kadrijaj;

Komisioni pritet të shqyrtojë dhe të verifikojë mandatet e deputetëve të dalë nga zgjedhjet, një nga hapat e parë të procesit të konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb