Një aksident zinxhir është regjistruar në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Ismail Qemali”, ku janë përfshirë të paktën 7 automjete.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: