Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, në zonën e Mollajt, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, një prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi F. M., ndodheshin edhe bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. Të katër personat, drejtuesi dhe tre pasagjerët, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes. Nga aksidenti raportohet për 4 persona të lënduar.
