Zjarri në zonën e Zidollit në Krujë po përhapet me shpejtësi, duke shtuar rrezikun për zonat e banuara.
Poshtë vatrës së zjarrit ndodhet Lagjja e Selimëve, e cila ndodhet pranë frontit të flakëve.
Era e fortë dhe pjerrësia e shpatit favorizojnë përhapjen e flakëve drejt depos, ndërsa bëhet me dije se është aktivizuar sërish zjarri në lagjen Abaze.
I vetmi helikopter që është vënë në dispozicion po operon në të dyja vatrat, edhe mbi depon me eksploziv në Zidoll, edhe në Abaze.
