Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë, paralajmëroi një pjesëmarrje edhe më të madhe në muajin shtator.
Lika tha se pushteti është i frikësuar nga numri i qytetarëve që pritet të marrin pjesë në protestat e ardhshme.

“Në shtator do të jemi edhe më shumë, këtë e di dhe pushteti, ndaj është frikësuar. Prej ditës së fundit të Parlamentit e deri më sot, i kemi vezët gati. Ai Parlament, në shtator, do të jetë i popullit dhe ata as të mos nisen për të shkuar”, u shpreh aktivisti para protestuesve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb