Ka vijuar gjatë gjithë natës beteja për shuarjen e flakëve në zonën e Zidollit dhe në lagjen Bojë të Krujës, ku zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë nga terreni për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Me zbardhjen e ditës së sotme, operacioni është përforcuar edhe nga ajri. Dy helikopterë të ushtrisë kanë rifilluar ndërhyrjen, duke hedhur ujë mbi vatrën e zjarrit, e cila vijon të jetë aktive në disa zona.

Situata raportohet drejt normalizimit dhe zjarri është në proces shuarjeje. Deri tani nuk raportohen dëme në banesa apo persona të lënduar.

Megjithatë, dëmet në ekosistem janë të konsiderueshme. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me florë dhe faunë, ndërsa rikuperimi i natyrës në këto zona mund të kërkojë dekada.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb