Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryebashkiakët në Kuç të Vlorës.
Takimi zhvillohet sot në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparo, ku në fokus do të jetë Reforma Territoriale.
Në takim marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se mund të jenë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive që pritet të shkrihen ose të bashkohen në kuadër të reformës së re territoriale.
Ndërkohë vendi është përfshirë nga protesta duke kundërshtuar propozimin e PS për Reformën Territoriale.
Gjithashtu prej 74 ditësh në Tiranë protestohet kundër qeverisë dhe kërkohet dorëheqja e panegoicueshme e kryeministrit Rama.
