Protestuesit kanë nisur marshimin në bulevardin kryesor të Tiranës, nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë.
Qytetarët vijojnë të ecin në grup drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.
Pas marshimit, protestuesit do të grumbullohen përpara Kryeministrisë, aty ku prej 74 ditësh vijon qëndresa dhe ku pritet të përsëriten thirrjet kundër qeverisë.
