Në lagjen Abaze të Krujës vijon operacioni për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri, ku Forcat e Armatosura janë angazhuar në terren në mbështetje të strukturave të emergjencave.
Efektivët e FA po punojnë krah për krah me zjarrfikësit dhe strukturat e tjera për të frenuar përhapjen e flakëve, si dhe për mbrojtjen e banorëve dhe pronës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ndërhyrje të Forcave të Armatosura po kryhen edhe në zona të tjera të prekura nga zjarret, përfshirë Lurën, Mallakastrën, Vaun e Dejës, Mirditën, si dhe Priskë, Daias e Farkë.
Autoritetet bëjnë me dije se, falë angazhimit të strukturave vendore të emergjencave dhe Forcave të Armatosura, situata në shkallë vendi po menaxhohet dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për jetën apo banesat e qytetarëve.
