Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi dhe punën e deritanishme të SPAK dhe hetimet që janë bërë ndaj tij, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të Ramës dhe familjes së tij.

Ai tha se vajza e bashkëshortes së tij ka përfituar tendera, ndërsa shtoi se ‘Balozi i zi i AKSHI-t është Armand Fragu, baxhanaku i Ramës.

“PD do të zbatojë zero tolerancë ndaj karteleve të drogës. Njerëzit e duhur për të bërë drejtësi gjenden pranë Policisë së Shtetit. Ka burra dhe gra që presin urdhrin për zbatimin e ligjit. Që janë të gatshëm që në një kohë rekord t’i vendosin banditët dhe trafikantët para ligjit. Në një kusht që politikanët mos t’i pengojnë. Zero tolerancë do të ketë dhe ndaj qëndrimit ndaj korrupsionit. Çdo shtet në luftën kundër korrupsionit ka lidh themelor, që është ligji i konflikti të interesit. Ligji i konfliktit të interesit ndalon çdo pushtetar të përdorë pushtetin për qëllime pasuri të tij dhe familjarëve të tij. Ka shumë kritika të ndryshme, por të garantoj se ky ligj është zbatuar nga qeveria e mëparshme me rigorozitetin më absolut. Zbatimi i këtij ligji ka bërë të mundur të respektohet gara e hapur, të respektohet konkurrenca e ndershme. Se cili ka qenë zbatimi i ligjit, dua t’ju rikujtoj se nga një kontroll 4-vjeccar që SPAK-i i partisë ka bërë për Sali Berishën kryeministër, pas këtij kontrolli kanë gjetur se ai kurrë nuk ka firmosur një vendim nominal përveç se në rastin e të ndjerit Isamil Kadare për një banesë e cila në një farë mënyre vinte si shkëmbim me banesën e tij në Gjirokastër që do të bëhej muze.

Ky vendim nuk ka gjetur në tërë vitet se familjarët e Berishës kanë përfituar qoftë një qindarkë të vetme nga fondet publike. Ju siguroj se kjo që ka ndodhur me Berishën ka qenë standard me zyrtarët e tjerë. S’po them se ka pasur përjashtime. Por sot përdorimi i pushtetit për pasurimin e familjarëve është bërë ligj. Nëse ju merrni Edi Ramën ai ka 3 vendime nominale për Olsi Ramën me të cilin i jep 38 mijë metër katrorë tokë të privatëve te Rrapi i 3-it. Thjeshtra e tij për të cilën një herë thotë është vajza e shtëpisë, dhe me ligj është vajza e familjes. Ligji i konflikti të interesit përfshin fëmijët e bashkëshortëve, duke ditur që mund të jenë të dy me fëmijë të tjerë. Nuk mund të përfitojnë, ajo është dora e disa tenderave, si Porto Romano. Dosjet në Prokurori dhe jashtë saj tregojnë se Balozi i si i vërtetë i AKSHI-t ku janë plaçkitur 600 mln euro është baxhanaku i Ramës. Ermal Beqiri, është Agasi, janë dhe të tjerë, por Balozi i zi është Armand Frangu dhe kunata e tij, Linda e Surrelit që ka drejtuar këto tendera.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: